Flash

FOTO/ Rama takon Mitsotakis ne OKB

Lapsi.al 23 September 2019
FOTO/ Rama takon Mitsotakis ne OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar për herë të parë homologun e tij grek Kiriakos Mitsotakis gjatë vizitën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “OKB, Nju Jork - Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis???? Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur?”- shkruan Rama.

Nuk dihet ende për çfarë kanë folur dy kryeministrat, por takimi vjen në një moment jo dhe aq të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Pak ditë më parë kryeministri grek tha se Athina nuk do të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit. Pezull kanë mbetur edhe negociatat mes 2 vendeve për çështjet e pazgjidhura siç është marrëveshja për kufirin detar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI