Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Itali, shqiptari kapet në lokalin e natës me kokainë dhe 1,050 €

Lapsi.al 23 September 2019
Itali, shqiptari kapet në lokalin e natës me kokainë dhe 1,050

Policia italiane ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të kokainës.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari me iniciale A.M., banues në Mombaroccio, rrinte shpesh në orët e vona të natës në një lokal, në Bellocchi di Fano.

Kështu pasditen e 19 shtatorit, agjentët mundën të hyjnë në lokal duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shqiptarit, duke mos lejuar arratisjen e tij.

Kështu në përfundim të kontrollit personal, shqiptarit iu gjetën në posedim 16 doza kokainë, që peshonin rreth 11 gram. Përveç lëndëve narkotike, shqiptari kishte në portofol shumën e parave prej 1,050 €. Dyshimet e policisë janë se paratë janë përfituar nga trafiku i drogës.

Më pas kontrolli u shtri në shtëpinë e burrit ku u gjetën dhe sekuestruan 12 doza të tjera kokainë, që peshonin rreth 11 gram dhe një zarf tjetër që përmbante sërish kokainë me peshë rreth 6 gram.

Gjithashtu prerje të panumërta të drogës, që dyshohet të mbanin rreth 100 gram kokainë u gjetën në një qese plastike që përdorej për plehra, çka konfirmoi se tregtimi i drogës ishte i përditshëm.

Në të kaluarën shqiptari ishte punëtor në një firmë në zonën e Pesaro-s. Ai kishte humbur punën rreth një vit më parë për shkak se kishte bërë shumë mungesa. Ai kishte munguar për rreth dy muaj çka e çoi në humbjen e vendit të punës. Për këtë arsye ai ishte detyruar të fillonte veprimin e paligjshëm të drogës për ta mirëmbajtur veten.

Pas arrestimit 40-vjeçari, u lirua me kushtin që nuk duhet të qëndrojë më në territorin fqinj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI