Flash

Pas një muaji protestash, pushteti shpërthen në dhunë shtazore ndaj qytetarëve

Lapsi.al 30 June 2026

Frustrimi nga masiviteti i protestave që kanë tronditur pushtetin e Edi Ramës ka degraduar në dhunë shtazore ndaj disa të rinjve që kishin dalë këtë të martë para parlamentit. Pamjet e dhunës policore janë shokuese.

Shkak u bë një bërthamë e protestuesve prej disa dhjetëra burra, gra, djem dhe vajza  që u gjendën përballë një brutaliteti të pazakontë nga forcat e policisë, që morën urdhër të reagojnë ashpërsisht ndaj qytetarëve.

Shkak i këtij shpërthimi u bënë disa vezë të hedhura ndaj makinave të deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste, në momentin që këta dilnin nga oborri i parlamentit.

Para këtyre momenteve, protesta kishte qenë e qetë dhe policët i kishin menaxhojnë përpjekjet e qytetarëve për të hyrë në parlament.

Por sapo vezët e para u hodhën drejt makinës së Blendi Gonxhes, ministër i turizmit dhe ndaj disa makinave të tjera të deputetëve socialistë, policia që deri në atë moment kishte reaguar me tolerancë ndaj protestuesve ka marrë urdhër për t'i goditur dhe për t'i arrestuar. 

Brenda pak sekondash, në ndihmë të uniformave blu kanë ardhur forcat e ndërhyrjes së shpejtë që kanë tërhequr zvarrë disa të rinj, duke shtrirë në tokë të tjerë, duke i goditur me shqelma dhe grushta dhe duke i mbajtur të shtrirë në tokë, për t'i prangosur.

Mes të arrestuarve është edhe Dritan Goxhaj, një prej pjestarëve të grupit organizator të protestës paqësore, që është shënjestruar jo rastësisht nga policia. Arrestimi i tij nuk duket i rastësishëm. Goxhaj ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe i shpurës së ministrave socialistë, si për të shkuarën e tij në radhët e UÇK, ashtu edhe për qëndrimet publike të mbajtura në media.

Por përtej emrave konkretë, reagimi i policisë para kuvendit ishte më shumë shprehje e frustrimit për protestën masive ku dolën dhjetëra mijëra qytetarë dhe që prej një muaji ka mbajtur nën tension kupolën e qeverisë dhe duke ngritur pikëpyetje nëse pushteti i kësaj mazhorance është vërtet drejt fundit apo jo./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI