Flash

“Më kanë propozuar burrat e mikeve, por nuk mundem…”: Wanda Nara flet si agjente

Lapsi.al 6 September 2019
“Më kanë propozuar burrat e mikeve, por nuk

Wanda Nara flet për herë të parë për transferimin e Mauro Icardi tek Paris Saint Germain. Bashkëshortja agjente e lojtarit e ka bërë në transmetimin argjentinas Morfi Telefe, që e drejton e motra Zaira. "Mes opsioneve që kishim, Psg ishte më i keqi për mua sepse duhet të bëj lart e poshtë me fëmijët, që shkojnë në shkollë në Itali", pranon Nara. Qendërsulmuesi ishte në qendër të një intrigue të vërtetë merkato, që zgjati deri në ditën e fundit të tratativave: "Kishte shumë skuadra italiane të rëndësishme (Juventus, Roma e Napoli) që e donin e do të ishte më komode, por mendova për të".

Sipas të dhënave edhe Boca Juniors kishte menduar të bënte goditjen e madhe: "Do të më pëlqente që një ditë Mauro të luante aty. Imagjinoj se cfarë mund të ndjesh duke zbritur në një stadium të tillë, kështu që edhe pse jam me River nuk do të kundërshtoja. Pòr nuk ka patur asnjë propozim serioz nga Boca".

Në lidhje me foton e Maxi Lopez me Neymar ish-gruaja e Lopez mundohet të zbusë situatën: "E kanë vendosur foton në të njëjtën ditë në të cilën Mauro u bashkua me skuadrën. Është një foto vintage, nuk është aktuale. Dua të mendoj se ishte një koincidencë, sepse të gjithë lojtarët dinë gjithcka“.

Në fund Wanda mbyll hipotezën për të përfaqësuar lojtarë të tjerë: "Nuk mundem, sepse të administroj Mauro kërkon impenjim. Më kanë propozuar lojtarë të tjerë, burrat e shoqeve të mia. Kush më njeh e di që nuk e bëj për interes, por për dashurinë që kam për Mauro".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI