Flash

Cengiz Under dëmtohet në Kombëtare: Turqia ndjen presionin e Shqipërisë e Islandës

Lapsi.al 5 September 2019
Cengiz Under dëmtohet në Kombëtare: Turqia ndjen presionin e

Telashe për Turqinë, por po aq probleme edhe për Romën, që ka tashmë një tjetër lojtar të shtuar në infermeri. Pas Perotti, Spinazzola e Zappacosta ndalet edhe talenti Cengiz Under. Sulmuesi verdhekuq, i impenjuar me Turqinë, është ndalur gjatë seancës së fundit stërvitore. Dëmtim muskular në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, është përgjigjia e mjekëve. Under do të kthehet në Trigoria të premten në 6 shtator, ditë kur do të vlerësohet me saktësi edhe shkalla e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit.

Cengiz Under, në grumbullim me kombëtaren turke për të përgatitur ndeshjet kualifikuese kundër Andorra e Moldavisë, në Grupin H, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, është dëmtuar në stërvitjen e fundit. Fantazisti, një nga pikat e forta të Turqisë, është jashtë dy ndeshjeve që mund të jenë shumë të rëndësishme për Turqinë, që ndiqet nga Islanda dhe Shqipëria. Formacioni i Senol Gunes ka marrë një goditje me këtë dëmtim, pikërisht para dy ndeshjeve ku turqit nuk duhet të gabojnë, për më tepër që sfida direkte në Elbasan Arena mes Shqipërisë dhe Islandës në 10 shtator mund ti kompromentojë keq.

Natyrisht Islanda e Shqipëria duhet më parë të fitojnë vetë ndeshjet e tyre, para se të shohin cdo të ndodhë me kundërshtarët, por mungesa e një lojtari fondamental për Gunes është një asist që mund ti favorizojë në rikuperimin ndaj Turqisë, sidomos kuqezinjtë që, në ndeshjen debutuese, atëherë kur në pankinë ishte Panucci dhe Reja e ndiqte nga tribuna, janë mundur në Loro Borici.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI