Flash

Neymar-Barcellona, nuk ka mbaruar: gati apeli në FIFA

Lapsi.al 4 September 2019
Neymar-Barcellona, nuk ka mbaruar: gati apeli në FIFA

I bllokuar nga Paris Saint Germain, Neymar nuk arriti të kurorëzonte ëndërrën për tu kthyer tek Barcellona, pas një vere plot fjalë e bisedime. Telashet për 'O Ney filluan në qershor me dëmtimin në kavilje të pësuar në miqësoren e Brazilit kundër Qatar (që i humbi Kupën e Amerikës) e vazhduan me akuzën për përdhunim nga një modele braziliane, nga e cila, më pas, do të dilte i pafajshëm.

Sikur të mos mjaftonte, Uefa konfirmoi 3 ndeshjet skualifikim për polemikat e shkaktuara nga O Ney mbi arbitrimin e Skomìna në Champions. Një seri problematike që prishi përfundimisht humorin e brazilianit, që, pas 2 vjetësh nën Tour Eiffel, shprehu hapur dëshirën për tu kthyer tek Barcellona. Në Katalonjë e prisnin krahë hapur, në kohën kur Psg e bëri të qartë se nuk kishte ndërmend ta mbante kundër dëshirës yllin e saj, konfirmuar kjo nga fjalët e presidentit Al Khelaifi e drejtorit sportiv Leonardo. Por klubi francez, i lodhur nga çështjet jashtë futbollit të brazilianit, nga evazioni fiskal tek goditja me grusht një tifozi, që e denoncoi, nuk bëri asnjë ulje, pasi e pagoi 2 vjet më parë 222 milionë euro, të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Barcellona ofroi 130 milionë cash plùs Rakitic, Todibò e Dembelè, por dyshimet e mbrojtësit dhe refuzimi i sulmuesit prishën negociatat.

Por duket se nuk ka përfunduar asgjë, sepse sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo idea e avokatëve të brazilianit është ajo e apelimit për nenin 17 të statutit të FIFA mbi transferimin e lojtarëve, që saktëson që thotë se një lojtar mund të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij nëse kanë kaluar tre vjet nga marrëveshja e fundit e nënshkruar me atë klub. Neymar ri-futet në çështje, duke qenë se ka nënshkruar në vitin 2017 e asnjëherë nuk e ka rinovuar dhe kështu që në vitin 2020 mund të vendosë të apelojë në nenin 17. Në këtë rast FIFA më pas do të thirrej në cështje për të rregulluar çmimin e kartonit të sulmuesit, i cili, përsëri sipas, Mundo Deportivo do të ishte rreth 170 milion euro. Një lloj klauzolë shpëtimi që do të paguajë klubi që do të gjejë marrëveshjen me Neymar dhe që do të përfundojnë në arkat e Psg. Klubi francez, megjithatë, do të kishte mundësinë të ankimonte në CAS, i cili gjithashtu mund të vendosë të korrigjojë çmimin e vendosur nga FIFA. Telenovela është larg nga përfundimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI