Flash

“Është si me një femër…”: Ben Arfa pa kontratë, se donte vetë

Lapsi.al 4 September 2019
“Është si me një femër…”: Ben Arfa pa
Zakonisht, kur një lojtar me kualitet të lartë mbetet pa kontratë, skuadrat vihen në radhë për të folur me agjentin e tij për ta siguruar, duke paguar (gati) asgjë. E nëse në fillim tratativat mund të jenë të komplikuara, në fund, lojtari e agjenti e zbusin sepse askujt nuk i pëlqen të rrezikojë të qendrojë pushim. Askujt përvec… Ben Arfa. Futbollisti, i mbetur pa kontratë, ka sqaruar se ka refuzuar shumë skuadra sepse asnjë nuk e ka tërhequr. E megjithatë mund të ishte një goditje e madhe. Jo rastësisht për Hatem Ben Arfa u bë një ankand i vërtetë: vetëm në Itali u interesuan Fiorentina e Sampdoria, ndërsa në Francë mundësia e rikthimit tek Nice. Të gjithë morën të njëjtën përgjigje: jo. Shumë kanë pyetur përse nuk ka pranuar ofertat e ai … sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, e shpjegon. E ka bërë me menyrën e tij, duke publikuar një story në Instagram. “Asnjë project që mu prezantua nuk ishte tërheqës. Është si me një femër: nëse nuk të ndez, e lë të ikë“. Me pak fjalë, vështirë të jesh më i qartë se kaq. Ben Arfa nuk dëshiron të jetë “i fejuari” me dikë që nuk e njeh fare e që nuk ka, në sytë e tij, atë dicka plus. Është e vërtetë që në moshën 32 vjecare, të jesh një vit “single” mund ti krijojë problem, por ai nuk e ka... Si ndodh zakonisht, dëshirojmë atë që nuk mund ta kemi, ndaj dhe Ben Arfa, ndoshta prêt një thirrje nga ndonjë skuadër e vecantë…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI