Flash

Dhomat e zhveshjes së PSG në rrezik: Neymar i tërbuar për mungesën e kthimit tek Barcellona

Lapsi.al 3 September 2019
Dhomat e zhveshjes së PSG në rrezik: Neymar i tërbuar për

I trishtuar, i tërbuar dhe i dëshpëruar. Ishin këto epitetet që përshkruajnë më mirë gjendjen shpirtërore të Neymar pas transferimit të munguar tek Barcellona. Sipas burimeve pranë lojtarit, kampioni brazilian ende nuk e beson bllokimin që i bënë sheikët e Psg, duke i dështuar kthimin në Katalonjë, për më tepër që spanjollët kishin plotësuar cdo kërkesë të parisienëve (150 milionë, huazimin e Dembélé e shitjet e Rakitic e Todibo).

Një burg i artë. Kjo është ajo që përfaqëson tashmë Parisi për Neymar, që ka bërë gjithcka për tu kthyer tek Barcellona e të riniste një karrierë që në dy vitet e fundit, edhe për shkak të dëmtimeve, ka ndërprerë ngjitjen e tij në majën e futbollit. Vetë sukmuesi, për të evituar të kalonte një tjetër sezon nën Kullën Eiffel, ishte i gatshëm të paguante 20 milionë euro nga xhepi i tij, por veprimi nuk i ka thyer pronarët pasanikë të klubit, që ngritën një mur të pakalueshëm. Si raporton katalanasja 'Sport', O'Ney nuk gjen paqe për një vendim që rrezikon të shpërthejë në dhomat e zhveshjes, ku ajri rreth brazilianit është i pakonsumueshëm. Divorci është shtyrë vetëm për verënm e ardhshme, edhe pse 9 muaj, si i vecuar në shtëpi, duken pambarim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI