Flash

Icardi tek PSG sipas kushteve të Inter: "Krenar që jam parisien, këtu mund të arrij lart"

Lapsi.al 3 September 2019
Icardi tek PSG sipas kushteve të Inter: "Krenar që jam parisien,
Mauro Icardi është një lojtar i Paris Saint Germain. Sulmuesi argjentinas ka pranuar transferimin në Paris, në huazim, duke vendosur firmën mbi kontratën prej 10 milionë euro. Inter do të përfitojë 5 milionë euro për huazimin, ndërsa verën e ardhshme PSG do të ketë të drejtën e blerjes, por duke paguar 65 milionë euro. Icardi do të mbajë fanellën me numër 18, por operacioni u krye ashtu si donte Inter. I padëshiruari u largua, transferimi do të kryehet me cmimin e kërkuar nga italianët dhe klubi ka ruajtur të drejtën për kontrollin e lojtarit, edhe nëse parisienët vendosin të mos e blejnë përfundimisht.
"Krenar që jam parisien". E shkuan tre herë Mauro Icardi, për të qenë i sigurtë se koncepti është i qartë për të gjithë. Tre postime me foto të ndryshme e mesazhi identik. Pas muajsh heshtje e inatesh, argjentinasi kthehet të buzëqeshë, ndërsa tregon fanellën e tij të re. Inter është harruar që tani, edhe pse zyrtarisht për momentin është larguar vetëm në huazim.
"Falenderoj Paris Saint-Germain për besimin që më tregoi - ka thënë Maurito për faqen zyrtare të klubit - Dò të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën të arrij sa më larg të jetë e mundur në të gjitha kompeticionet. Psg është bërë një klub i madh i futbollit botëror që ka tërhequr lojtarë të mëdhenj në vitet e fundit. Këtu në Paris, ambicjet janë të larta e jam i sigurtë që janë të gjitha mundësitë për ti arritur. Mezi pres të zbuloj Parc de Prince, një stadium i famshëm për bukurinë dhe ngrohtësinë e tij".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI