Flash

Champions, Juventus përjashton Mandzukic e Emre Can

Lapsi.al 3 September 2019
Champions, Juventus përjashton Mandzukic e Emre Can

Merkato është mbyllur tashmë dhe Juventus e ka të qartë se duhet të administrojë një problem aspak për tu anashkaluar. Problemi i mbipopullimit në skuadër nuk është zgjidhur, gjë që do të thotë se ndonjë kampion do të do të jetë i detyruar ta shohë Champions League në tribunë. Brenda mesnatës së sotme bardhezinjtë duhet të dorëzojnë listën Uefa e ajo do të ketë dy përjashtime luksi. Një mesfushor e një sulmues. Emre Can duket se mund të jetë i sakrifikuari numër 1 në mesfushë, por rrezikojnë të mbeten jashtë edhe Bentancur e Ramsey ende jo në maksimum. Përpara është e sigurtë zgjedhja e Maurizio Sarri për të "përjashtuar" Mandzukic.

Në mbrojtje "shpëton" Rugani, duke parë dëmtimin e rëndë të Chiellini, që do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit. Emrat për të aprovuar do të jenë 22 sepse Uefa parashikon një listë deri në 25, por katër duhet të jenë rritur në akademinë e klubit dhe bardhezinjtë kanë vetëm Carlo Pinsoglio.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI