Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

"Dy vite më parë as nuk e mendoja këtë moment": Gjasula i emocionuar në konferencën për shtyp

Lapsi.al 3 September 2019
"Dy vite më parë as nuk e mendoja këtë moment":

Afrohet edhe më shumë përplasja e shumëpritur me kampionët e botës të Francës, por edhe ajo në shtëpi kundër Islandës dhe kuqezinjtë nisin tashmë të ndjejnë emocionet e sfidave. Për Klaus Gjasulën, është një ëndërrë e vërtetë, mundësia për të debutuar kundër Francës, në kohën kur një vit më parë luante në Ligën e tretë gjermane, por tani vjen ti japë forcë mesfushës së Edy Rejas si lojtar i Paderborn: “Është një kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, e kam pritur këtë ditë shumë gjatë. Për mua do të ishte një gjë e madhe të nisja titullar, trajneri do ta vendosë dhe do ta shohim. Vitet e fundit nuk e prisja që do të vinte kjo ditë, por dy vitet e fundit më ka ecur shumë mirë në Gjermani dhe kur kur luan në Bundeligë është më mirë”.

Entuziazëm në kampin e kuqezinjve, mbi të gjitha si pasojë e fitores së fundit kundër Moldavisë, në qershor, ku u kthye protagonist pas një dëmtimi të gjatë Odise Roshi. Lojtari tashmë i ka lënë pas problemet dhe, pas assist kundër moldavëve, kërkon të lërë shenjë edhe ndaj Francës, duke u vënë në dispozicion të teknikut, edhe nëse do të duhet tia nisë nga pankina: “Unë gjithmonë e kam thënë që kur futem në fushë jap maksimumin tim me Kombëtaren – tha Roshi -. Është kënaqësi e madhe për mua, kur shënoj dhe asistoj. Jap maksimumin për shtetin tim”.

Dy ndeshjet janë shumë të rëndësishme, e ndonëse një ide për zgjedhjen taktike të Rejas lojtarët e kanë, formacioni nuk është vendosur ende. Konkurenca është e madhe si e pohon 29 vjecari Gjasula: “Duhet të ketë konkurrencë në çdo pozicion dhe skuadër dhe ai që e meriton më shumë e sheh trajneri dhe ai do të luajë”. Roshi shkon edhe më larg, duke ëndërruar goditjen në Francë: “Trajneri luan me skemë nga krahët - vazhdoi Roshi -. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje”.

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen përpara sfidave të 7 dhe 10 shtatorit, sipas një progami të detajuar nga tekniku Reja. Dy senaca stërvitore, për të reduktuar në vetëm një të mërkurën, ndërsa të enjten kombëtarja fluturon drejt Francës.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI