Flash

U ofendua 90 minuta në derbi, mamaja e Zaniolo replikon: "Ai më i fortë se provokacionet"

Lapsi.al 3 September 2019
U ofendua 90 minuta në derbi, mamaja e Zaniolo replikon: "Ai më i
Mes koreve që ndezën derbin e Romës, më të cmendur në historinë e kohëve të fundit, u dëgjuan edhe ato që ofendonin Francesca Costa, mamanë e Nicolò Zaniolo. Epitete pak elegante mbi të cilat gruaja – shumë e famshme në Instagram – është kthyer ti komentoj me një postim dedikuar të birit, mes më të mirëve të skuadrës së Fonseca: “Fyerjeve të kënduara nga individë kaq të edukuar, mamatë e të cilëve duhet të jenë krenarë për ta - shkruan Francesca - ti i je përgjigjur në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme... Mamaja e Zaniolo është kaq krenare që është mamaja jote sa nuk vlen të thuash më shumë...” “Është tronditëse që ata më thonë se unë dua të bëhem e famshme në kurriz të tij, kjo është e papranueshme. Instagrami nuk është punë, është thjesht hapësira ime sociale, ashtu si të gjithë kanë të paktën një. Publikoj foto banale, të cilat mund ose nuk mund ti pëlqejnë, por gjithmonë e kam bërë. Janë të tjerët që krijuan këtë situatë, mbase nëse do të më ndiqnin më pak nuk do të kishte asnjë problem” përfundoi Francesca.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI