Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Rrëfimet e Wenger dhe problemet për të harruar Arsenal: “Jam i kënaqur që mbijetova"

Lapsi.al 3 September 2019
Rrëfimet e Wenger dhe problemet për të harruar Arsenal:

Në moshën 70 vjecare ka nga ata, që, pas një jete në punë, mezi presin të shijojnë pensionin. Koha e lirë, familja, pasionet, gjëra që gjatë jetës në punë janë lënë disi pas dore, pak a shumë, në mënyrë të ndërgjegjshme. E pastaj është Arsene Wenger, që një vit pas largimit përfundimtar nga Arsenal, nuk po reziston dot më larg fushës. Francezi, që në 22 vjet mes Highbury e Emirates, kishte një kontratë me Gunners …me kohë të pacaktuar, nuk e pranon dot se ka një jeta pa pankinë. E rrëfimin e bën për BeIN Sports.

“Nuk arrij të bashkëjetoj me faktin që nuk do të jem më në një pankinë”. E qartë dhe direkte, në kohën kur duket ndërgjegjësimi se ditët si menaxher mund të kenë mbaruar. Por ekzistojnë edhe role të tjerë ndaj të cilave Wenger është i hapur. “Mund edhe të mendoj një rol tjetër, dua të jem në gjendje të provoj edhe njëherë intensitetin e një kompeticioni”. Një mit i futbollit si Arsene mund të jetë efektiv për shumë skuadra edhe vetëm si drejtor i zonës sportive. Por oferta, si ajo e PSG, kanë ardhur dhe fakti që francezi nuk i ka pranuar tregon se vazhdon ende të jetë i fiksuar me ...pankinën.

Wenger shpjegon sa e komplikuar ishte të largohej nga Arsenal pas 22 vjetësh. “Nuk mendoja kurrë se do të më duhej të largohesha nga Arsenal e të shkëputesha totalisht nga klubi. Por mu desh të shpikja një jetë të re”. Një jetë të re të kënaqshme, por deri në një farë pike. Arsene vazhdon ti mungojë dicka. Emocioni. “Ndonjëherë ndihesh i hidhëruar, sepse nuk e ke më atë emocion që kishe më parë”. Por të gjitha historitë, edhe ato të bukura si ajo mes Profesorit e Arsenal, kanë një fund. “E unë jam i kënaqur që mbijetova. E them në sensin poztiv, sepse të kalosh 22 vjet në një klub është një arritje e jashtëzakonshme”.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI