Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

"Ishte një b..e" Owen sulmon egër Capello: "Një nga trajnerët më të këqinj të Anglisë"

Lapsi.al 4 September 2019
"Ishte një b..e" Owen sulmon egër Capello: "Një

Fabio Capello është një nga trajnerët më të respektuar e më të sukseshëm në botën e futbollit, por ka nga ata që e mendojnë edhe ndryshe. E sidomos kur bëhet fjalë për një Top të Artë, ndoshta opinioni nuk është kaq i parëndësishëm: nga faqet e autobiografisë së tij, “Reboot”, Michael Owen kryen një sulm të fortë kundër Fabio Capello, trajner i Anglisë nga 2008 në 2012. "Jo vetëm më bëri të mbyll karrierën në Kombëtare pa asnjë shpjegim, por ishte një nga trajnerët më të këqinj të Anglisë i të gjitha kohërave - akuzon ish Wonder Boy -. Sipas meje ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për karrierën time e futbollit anglez në përgjithësi. Më e keqja është se e kanë paguar aq shumë për ta bërë”.

Janë fjalë të ashpra e plot mllef ato të shkruara nga ish-Topi i Artë kundër teknikut italian. “Fabio Capello i dha fund karrierës sime me Kombëtaren, por jo për këtë mendoj se ishte një b**e - shkruhet në libër - . Në mbledhjen e parë vura re se ishte shumë i egër për sa i përket ushqimit e që nuk fliste asnjë fjalë anglisht. E ne shihnim njëri tjetrin dhe thoshim ‘si do ia bëjë ky tipi të na shpjegojë ndonjë gjë?’. Duke e menduar, zgjedhja për ti dhënë pankinën dikujt që nuk fliste anglisht ishte absurde, nuk e di cfarë kanë menduar ata të FA. Për dy ndeshjet e para u ula në pankinë, pasi isha titullar për vite. E mendova ‘këtu gjërat nuk shkojnë mirë'”.

Edhe David Beckham ka përfunduar në shënjestër të ish-shokut të Kombëtares, që kujton kartonin e kuq të ish-lojtarit të Manchester United kundër Argjentinës në Kupën e Botës në 1998. “Ishte një sjellje fëmijënore dhe e kotë. Njerëzit do thonë se ishte vetëm një gabim, por ndjesia ime është se nëse do të fitosh Botërorin, nuk mund ti lejosh vetes të gabosh - shpjegoi Owen -. Nëse do ta mundnim Argjentinën me 11 lojtarë? Nuk do ta mësojmë kurrë, por po luanim shumë mirë në atë moment. Do të gënjeja nëse nuk do të thosha se David atë ditë i zhgënjeu të gjithë lojtarët e skuadrës, e unë edhe tani ndjen keqardhje për atë moment".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI