Flash

Tek Barcelona ka një çështje: lojtarët të pakënaqur me merkaton

Lapsi.al 4 September 2019
Tek Barcelona ka një çështje: lojtarët të

Katër pikë në tri ndeshjet e para nuk janë një fillim i denjë për Barcelona të Valverde në La Liga, por ajo që shqetëson më shumë tifozët katalanas përtej nisjes jo të mirë dhe dëmtimit të Messi-t, është humori i keq i prezumuar në dhomat e zhveshjes. Mbërritja e munguar e Neymar ka nxjerrë në dritë një pakënaqësi të përgjithshme të lojtarëve për mënyrën se si është kryer merkato nga shoqëria katalanase. Grupi ndihet i zhgënyer dhe i tradhëtuar nga shoqëria, sipas “Marca”, duke komplikuar punën e Valverde.

Lojtarët më të spikatur të dhomës së zhveshjes prisnin rikthimin e O’Ney në skuadër pas ofertës në tavolinë të presidentit Bartomeu. Sipas të përditshmes spanjolle, lojtarët janë ndjerë të tradhëtuar duke theksuar se shoqëria nuk ka patur kurrë një interes real për të risjellë brazilianin në Barcelonë. Do të ishte një goditje e rëndë nëse do të konfirmohej, në aspektin besim mes palëve. Çështja Neymar nuk është e vetmja që ka trazuar humorin në dhomat e zhveshjes.

Shumë lojtarë janë hedhur në lojë si kundërgoditje të forta në çështjen Neymar duke e ndryshuar statusin e tyre nga të paprekshëm në të shitshëm, si Rakitic dhe Dembele, por edhe Vidal, Semedo dhe Todibo. Operacione mediatike dhe që nuk kanë ndihmuar moralin. Në fund mbetet Griezmann. Veshja e fanellës blaugrana nga frandezi që në të kaluarën kishte sulmuar Barcelona nuk është parë kurrë me sy të mirë nga senatorët, Messi i pari, gjë që është kuptuar edhe në të parat – të akullta – dalje zyrtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI