Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Inter, "vonesa" e Lautaro i hap menjëherë vendin Sanchez

Lapsi.al 5 September 2019
Inter, "vonesa" e Lautaro i hap menjëherë vendin Sanchez

Alexis Sanchez pritet të debutojë me fanellën zikaltër që në ndeshjen ndaj Udineze, skuadrës që e katapultoi nga Seria A në Olimpin e futbollit. Niño do të jetë i pari nga lojtarët ndërkombëtarë që rikthehet në Pinetina, mbrëmjen e të premtes sfida e Kilit të tij kundër Argjentinës së Lautaro dhe më pas kthimi në Itali: gjendja e tij fizike ka nevojë për përmirësim, por shenjat pas zbarkimit nga Manchester japin siguri dhe trajneri Conte është i mendimit se me vetëm një javë punë sulmuesi latin do të jetë në nivelin e shokëve të skuadrës. Në favor të tij (për sa i takon balotazhit me Politano si partnerë të mundshëm të Lukalu) është rikthimi i vonë i Lautaro që pas ndeshjes me Kilin do të zbresë edhe një herë tjetër në fushë me Argjentinën kundër Meksikës, të martën e ardhshme e për rrjedhim do të jetë në dispozicion të skuadrës jo më herët se të enjten.

Më keq do të jetë vetëm Vecino i impenjuar me Uruguajin, kundër Amerikës të mërkurën mbrëma ndaj do të jetë në grup me Inter jo më parë se të premten, vigjiljen e rinisjes së kampionatit. Për pjesën tjetër të lojtarëve të impenjuar me kombëtaret, (Barella, Sensi dhe D'Ambrosio me Italinë, Bastoni me Under21, Esposito dhe Pirola me U18, Agoumè me U18 franceze, Lazaro me Austrinë, Lukaku me Belgjikën, Skriniar me Sllovakinë dhe Brozovic me Kroacinë) pauza do të jetë e dobishme për Conte për të rikuperuar plotësisht dy shtyllat e mbrojtjes së tij, Godin dhe De Vrij. Uruguajani ka nevojë vetëm për minutazh, ndërsa holandezi duhet të kompletojë planin e rikthmit nga dëmtimi i pësuar gjatë stërvitjes para ndeshjes me Lecce. Që të dy, si Sanchez, synojnë Udineze, një tjetër ndeshje që pritet të mbushë stadiumin me më shumë se 60 mijë tifozë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI