Flash

VIDEO / Humbet ndeshjen me Shqipërinë, por jo dasmën e vajzës së një tifozi

Lapsi.al 4 September 2019
VIDEO / Humbet ndeshjen me Shqipërinë, por jo dasmën e

N'Golo Kanté nuk është vërtetë një lojtar si të tjerët. Pavarësisht trofeve, qoftë me Chelsea apo ekipin e Francës, pagës marramendëse apo presionit mediatik, mesfushori është ende aq i thjeshtë dhe njerëzor, ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij që ndryshojnë sjellje sapo firmosin kontratën e parë profesionale. Ish-lojtari i Leicester sërish ka befasuar...

Frank Khalid, një biznesmen britanik dhe tifoz i madh i Chelsea, ftoi kampionin botëror në dasmën e vajzës së tij. Problem, Kanté duhej të fluturonte për t'u bashkuar me Blutë atë ditë. Në fillim, ndërkombëtari francez kishte refuzuar ftesën, por, në fund vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij ... dhe të prezantohet në ngjarjen e lumtur, për kënaqësinë e të gjithë mysafirëve!

https://twitter.com/FrankKhalidUK/status/1168263308685795329?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1168263308685795329&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fwtf-forfait-avec-les-bleus-ngolo-kante-assiste-au-mariage-de%2Fcfbnmsz359kf150d97ruv2mwk

"Ishte vërtet e jashtëzakonshme të shihje N'Golo Kanté mes mysafirëve të mi në dasmën e vajzës time. Na duhej të kërkonim të paktën një milion selfie, dhe ai me mirësi iu përgjigj të gjithëve. Ishte vërtet i lumtur që erdhi", tha Frank Khalid në Tëitter, përpara se të postonte më shumë video nga lojtari i Chelsea, ku shfqet duke uruar çiftin apo duke foto me dy vajza të vogla.

https://twitter.com/FrankKhalidUK/status/1168612150161620992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1168612150161620992&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fwtf-forfait-avec-les-bleus-ngolo-kante-assiste-au-mariage-de%2Fcfbnmsz359kf150d97ruv2mwk

Kanté gjithashtu duhej të fliste për futboll ... gjithmonë me pozitivitet. "E vendosa N'Golo në tryezën e miqve të mi në dasmën e vajzës time, por për fat të keq ata të gjithë mbështesnin klube të ndryshme, një për West Ham, një për Liverpool dhe një për Manchester United. Ata u përpoqën shumë ta bindnin të firmoste për ndonjë nga skudrat e tyre. Por mos u shqetësoni, tifozë të Chelsea, ai e do klubin tonë. Ai i do të gjithë!", rrëfeu Frank Khalid.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI