Flash

Barcellona mund të humbasë Messin nga 2020: Pleshti mund të largohet nga klubi në fund të çdo sezoni

Lapsi.al 5 September 2019
Barcellona mund të humbasë Messin nga 2020: Pleshti mund të

Një lajm i befasishëm nga Spanja shqetëson ëndërrat e merkatos së tifozëve të të gjithë botës. Sipas asaj që bën të ditur El Paìs, nëse dëshiron, nga viti i ardhshëm Lionel Messi mund të largohet nga Barcellona në fund të cdo sezoni. Një lloj marrëveshje zotërinjsh mes klubit e Pleshtit, në skadencë kontrate në 2021. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime pranë katalanasve, pasi ka firmosur tetë rinovime me blaugrana, në detaje Messi nuk dëshiron të jetë skllav i kontratave në pjesën e fundit të karrierës e kërkon të ndihet i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

E nisur në 2005, ka qenë gjithnjë e qartë se lidhja mes Leos e Barça është bazuar mbi ndershmërinë. Një raport solid, që me kalimin e viteve vetëm është forcuar, duke e transformuar Pleshtin në njeriun simbol të klubit në cdo cep të planetit. "E nisim nga hipoteza që ka mundësinë të ndalojë kur të dojë, në fund të cdo sezoni - ka zbuluar një burim blaugrana për të përditshmen spanjolle -. Jemi të dy dakord". "E thënë kjo, duke parë shifrat në lojë dhe moshën e Leos, jemi të ndërgjegjshëm që do të ishte shumë e komplikuar për një tjetër skuadër të blinte Messi", vazhdoi i njëjti burim. Një bindje në fakt që nuk mbyll absolutisht portat për pista të reja për Messi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI