Flash

"Kam kancer...": Mbrojtësi i Hull City pas trombozës, duhet të luftojë përsëri

Lapsi.al 5 September 2019
"Kam kancer...": Mbrojtësi i Hull City pas trombozës, duhet

"Ky lajm ishte një shock i vërtetë dhe është vështirë ta pranosh”. Janë fjalët që Angus MacDonald i ndan në rrjetet sociale, për të treguar sëmundjen e tij. Mbrojtësi i Hull City pak më shumë se një vit më parë u detyrua të ndalojë për shkak të një tromboze venoze të thellë, por shpresonte të rishihte së shpejti fushën. Tani vjen përgjigja mjekësore: kancer në zorrë e një betejë e re për tu luftuar.

Një provë pr tu kaluar për Angus MacDonald, ajo më e vështira. Mbrojtësi i Hull City ka zbuluar, përmes rrjeteve sociale, se po lufton me një kancer në zorrë. Dukej sikur duhej të kthehej në fushën e lojës, pas një viti ndalesë për shkak të trombozës venoze të thellë. E ndërkohë jeta i vuri përballë një tjetër sfidë. "Pas një viti jashtë fushës e kthimit kohët e fundit në stërvitje, rikthimi është dukur më afër se kurrë, por ky lajm ishte një shock total dhe është e vështirë ta pranosh - ka shkruar MacDonald në profilin e tij në Instagram -. Sidoqoftë, kam fatin të kem një familje e miq fantastikë rreth meje, gati të më ndihmojnë të kalojë këtë gjë, ashtu si shokët fantastikë të skuadrës e klubi që më kanë qendruar pranë gjithë vitin e kaluar. Po përqendrohem në këtë sfidë të re që më pret. Jam gati të luftoj e do të bëj të pamundurën për tu kthyer në fushë”. Lajmi i tmerrshëm erdhi vetëm pak ditë pas festës së ditëlindjes që Angus kishte organizuar për shoqen e tij, këngëtaren e famshme Alexandra Burke.

Nuk ka munguar mbështetja e shokëve dhe shoqërisë, që ka dhënë lajmin përmes një komunikate zyrtare: "Hull City është i trishtuar të lajmërojë se Angus MacDonald është diagnostikuar në stadet e para të kancerit të zorrëve". Duke i bërë elozhe mënyrës me të cilën lojtari ka reaguar ndaj lajmit, shoqëria i ka kërkuar tifozëve dhe medias të respektojë privatësinë e mbrojtësit, duke premtuar njoftime të tjera përmes kanaleve zyrtare.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI