Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Video/ Armenia me 10 lojtarë ia bën jetën të vështirë Italisë: vendasit dorëzohen 13 minuta nga fundi

Lapsi.al 5 September 2019
Video/ Armenia me 10 lojtarë ia bën jetën të

Fitorja e pestë në pesë ndeshje për Italinë në kualifikueset për Euro 2020. Të kaltrit e Roberto Mancini kanë mundur 3-1 me përmbysje Armeninë në Yerevan, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve në Grupin J. Pas avantazhit të vendasve në minutën e 11' me një kundërsulm të finalizuar nga Karapetyan (më pas i ndëshkuar me të kuq në të 46'), Italia ka barazuar nga fare pranë me Belotti në të 28', përpara se Pellegrini të prmbysë rezultatin dhe autogoli i portierit ta vuloste.

Nuk ishte një Itali e bukur ajo e parë në Armeni, por në vigjilje Mancini e kishte bërë të qartë se cfarë priste nga Azzurri në këtë pikë të sezonit. Por rezultati final i ndeshjes është vendosur edhe nga superioriteti numerik në favor të Italisë gjatë gjithë pjesës së dytë. 3-1 i lejon Italisë të qendrojë në krye me pikë të plota në Grupin J, duke iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Euro 2020.

Avantazhi i Karapetyan, pas gabimit të Barella në mesfushë dhe kartoni i kuq po i lojtarit armen kan qenë pikat decizive të ndeshjes. Në mes goli i Belotti në të 28', ndërsa pavarësisht një lojtari më shumë Italia vuajti shumë në pjesën e dytë për të krijuar raste goli. Vetëm në minutën e 77 erdhi përmbysja me Pellegrini, që shfrytëzoi me kokë një asist të Bonucci për golin e parë me të kaltrit. 3 minuta më vonë historia mbyllet me autogolin e portierit armen. Për momentin edhe kaq mjafton, por nga ndeshja në Finlandë duhet dicka më shumë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI