Flash

Tekniku i Costa Rica dorëhiqet për motivin më të çuditshëm...mërzia

Lapsi.al 5 September 2019
Tekniku i Costa Rica dorëhiqet për motivin më të

Ka nga ata që largohen nga pankina për papërshtatshmëri me lojtarët, ka nga ata që e bëjnë për motive teknike e ka nga ata... që mërziten! Gustavo Matosas, tashmë ish-tekniku i Costa Rica, ka braktisur rolin e tij: "Të drejtoj një Kombëtare nuk është për mua, më bën të ndihem jo produktiv. Nuk do të bëj trajnerin e një kombëtare në të ardhmen sepse nuk mund të stërvis lojtarët vetëm cdo dy muaj" ka thënë ai në konferencë për shtyp .

"Nuk e mendoja se të bëjë trajnerin e kombëtares ishte kaq e mërzitshme". Është ky motivi që Gustavo Matosas ka dhënë përpara se të largohet nga pankina e Costa Rica. "Të drejtoj një Kombëtare nuk bën për mua, më bën të ndihem jo produktiv. Më vret ideja të shoh video për të përgatitur ndeshjet, nuk është kjo që më entuziazmon - ka thënë ai -.Dua të stërvis lojtarët cdo ditë, ndërsa tani i shoh vetëm një javë cdo dy muaj. Kjo gjë më rëndon shumë".

Mërzia e ka shtyrë ish-trajnerin e Costa Rica të braktisë rolin e tij, jo përpara se të drejtonte skuadrën e tij të premten në miqësoren kundër Uruguay në San José. Matosas është i bindur që të bëjë trajnerin e kombëtares nuk është për të: "Nuk pendohem për zgjedhjen time e nuk largohem i dëshpëruar sepse dhashë maksimumin. Nuk do të bëj trajnerin e një kombëtare në të ardhmen sepse nuk mund të stërvis lojtarët vetëm cdo dy muaj". Trajneri kërkon kështu dukshëm një klub ku të mund ti dedikojë më shumë kohë lojtarëve të tij, të përgatisë më shumë ndeshje e ku të ketë më pak kohë për tu mërzitur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI