Flash

Ndahet nga jeta Andrada, portieri që pësoi golin e njëmijtë të Pelé dhe u akuzua për vrasje

Lapsi.al 5 September 2019
Ndahet nga jeta Andrada, portieri që pësoi golin e njëmijtë

Shuhet në moshën 80 vjecare Edgardo Norberto Andrada, portieri argjentinas që hyriu në historinë e futbollit jo për pritjet e jashtëzakonshme, por sepse pësoi golin e 1000 të Pelé në 19 nëntor 1969 në Maracanã. Në atë kohë, 30 vjecari Andrada luante për Vasco da Gama, që u mund në shtëpi nga Santos 2-1 në Kupën e Argjendtë.

Ndryshe nga Zaluar, që kishte shkruar me krenari se ishte portieri i parë që kishte pësuar një gol nga Pelé (në 1956), Andrada në kohën e golit të njëmijtë u nervozua, goditi tokën me grushte kur O Rei shënoi golin e 2-1 me penallti. Vite më vonë ndryshoi mendim: "Nuk doja të pësoja gol, por me kohën u mësova e pastaj e adoptova si një fëmijë”, tha në një intervistë në 2012.

Në të njëjtën intervistë, Andrada refuzoi akuzën se kishte marrë pjesë në vrasjen e dy militantëve të opozitës gjatë diktaturës ushtarake që qeverisi Argjentinën nga 1976 në 1983. Akuza nga të cilat u lirua edhe nga drejtësia argjentinase. Sikur të mos mjaftonte, Andrada u akuzua edhe se ishte spiun i organeve të represionit në atë kohë.

Shpërtheu në Rosario Central, përpara se të kalonte në 1969 tek Vasco da Gama, por Andrada ka luajtur edhe për Kombëtaren argjentinase. Me Vasco fitoi titullin e Rio de Janeiro në 1970 e kampionatin brazilian në '74. Pas një sezonit tek Vitória, në 1977 u kthye në Argjentinë - pavarësisht se ishte natyralizuar brazilian - për të luajtur me Colón e ta mbyllte karrierën tek Renato Cesarini në 1982.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI