Flash

Reja bën zgjedhjet kundër Francës e Islandës: jashtë Sadiku, shans për Baren e shpluhuroset Gjasula

Lapsi.al 31 August 2019
Reja bën zgjedhjet kundër Francës e Islandës: jashtë
Me gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të para eleminatore drejt Euro 2020 impenjimet e shtatorit për Shqipërinë kthehen në vendimtare. Edy Reja kërkon të vazhdojë aty ku e ka lënë, pas fitores me Moldavinë, por duhet të bëjë llogaritë me dy kundërshtarë të të gjithë prestigjit: Francën kampione bote dhe Islandën që na mundi në transfertë 1-0 tre muaj më parë. Kështu, tekniku italian ka përzgjedhur me kujdes e jo pa befasi listën e të besuarve të tij për dy ndeshjet kualifikuese. Ka mbetur jashtë elektimit të parë, edhe pse mbetet në dispozicion Armando Sadiku, ndërsa 73 vjecari ka ruajtur grupin e krijuar në grumbullimin e tij të parë, por duke i ndryshuar disa pjesë; kthehet Bare, që me shumë mundësika marrë një shans më shumë për shkak të tërheqjes nga kombëtarja vetëm tre ditë më parë nga Migjen Basha, ndërsa italiani shpluhuros mesfushorin e Paderborn Klaus Gjasula.
 
View this post on Instagram
 

Mendojë qe ka ardhur momenti i duhur per mua qe ti dedikoj me tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua te falenderojë nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqte e mi gjatë këtyre viteve. Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit per mundësinë. I believe its the right moment to step away, and dedicate more time to my family. But at the same time to give the chance and space to the young talented players to prove themselves in the National Team. I would like to sincerely thank all of my teammates in the National Team, my friends and colleagues for these wonderful years. Thank you to the technical staff and to the Albanian Football Association for the opportunity.

A post shared by Migjen Basha (@bashamigjenofficial) on

Lista e të grumbulluarve: Portierë: Strakosha, Berisha dhe Hoxha Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose Sulmues: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Roshi, Manaj. Lojtarë të gatshëm: Balliu, Trashi, Sadiku, Kaçe, Seferi, Vrioni dhe Selahi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI