Flash

Dëmtohet rëndë Chiellini, Juventus në telashe

Lapsi.al 30 August 2019
Dëmtohet rëndë Chiellini, Juventus në telashe

Dëmtim i rëndë për Giorgio Chiellini. Lajmin e ka bërë të ditur Juventus nëpërmjet komunikatës vijuese: "Gjatë stërvitjes së sotme Giorgio Chiellini ka pësuar ndrydhje të gjurit të djathtë. Ekzaminimet diagnostike të kryera në klinikën JMedical kanë dalluar dëmtimin e ligamentit kruciat të pasmë. Do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në ditët e ardshme". Me shumë mundësi ndalesa e lojtarit do të jetë 6-7 muaj.

Chiellini kishte nisur shumë mirë kampionatin duke shënuar golin e ndeshjes në Tardini kundër Parma dhe duke u konfirmuar lider, jo vetëm për shiritin e kapitenit në krahë. Juve humbet kështu një lojtar tejet të rëndësishëm dhe tani Sarri do të jetë "i detyruar" të përshpejtojë kohët për futjen e Matthijs de Ligt. Në aspektin merkato, me siguri Demiral dh Rugani nuk do të jenë më objekt negociatash: të dy do të mbeten alternativat e para për titullarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI