Flash

Mandat arresti për yllin e Lakers: Cousins akuzohet për dhunë në familje

Lapsi.al 30 August 2019
Mandat arresti për yllin e Lakers: Cousins akuzohet për dhunë

DeMarcus Cousins është zyrtarisht në telashe. Policia e Mobile, Alabama, ka nxjerrë një mandat arresti për qendrën e Lakers, i akuzuar për dhunë në familje, pas denoncimit të bërë nga ish-e fejuara për kërcënim telefonik. “Po, ka një mandat arresti për të” konfirmoi për Usa Today një zëdhënës i qytetit në të cilin Boogie ka lindur e është rritur.

Cousins është denoncuar në ditët e kaluara nga Christy West, nënë e djalit 7 vjecar të basketbollistit. Në një telefonatë të regjistruar nga gruaja, e publikuar të hënën në faqen Tmz, lojtari i thotë “të fus një plumb në kokë”, si pasojë e një debati në telefon, pasi lojtari kërkonte me insistim nga gruaja të lejonte të birin të merrte pjesë në martesën e tij, që u zhvillua të shtunën në Atlanta. West e ka denoncuar Cousins për kërcënim në policinë e Mobile, duke dorëzuar edhe regjistrimin telefonik, duke kërkuar një urdhër kufizimi për basketbollistin, që kishte edhe në të shkuarën një denoncim për tentativë mbytje.

Cousins nuk e ka komentuar, por ky mandat arresti vetëm sa e rëndon pozicionin e tij. Si Lakers, me të cilët rrezikon të mos luajë në 2019-20 për dëmtimin e kruciatit të gjurit të majtë, ashtu dhe Nba kanë hapur hetim mbi ngjarjen: nëse Cousins do të konsiderohet përgjegjës se ka thyer politikën e Nba/Nbpa mbi dhunën në familje, rrezikon një pezullim. Përvec pasojave ligjore.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI