Flash

Dramë për Luis Enrique: vdes e bija 9 vjeçare

Lapsi.al 29 August 2019
Dramë për Luis Enrique: vdes e bija 9 vjeçare
Dramë në shtëpinë e Luis Enrique: e bija 9 vjecare Xana ka humbur jetën. Vogëlushja është dorëzuar përballë sëmundjes që e kishte detyruar edhe teknikun të jepte dorëheqjen si trajner i Spanjës në 19 qershor. Tekniku spanjoll e ka bërë publik lajmin përmes një postimi në tëitter: "Vajza jonë Xana ka munguar këtë mbrëmje në moshën 9 vjecare, pasi luftoi për pesë muaj të gjatë kundër një osteosarkome. Falenderoj të gjithë ata që na kanë treguar dashuri gjatë këtyre muajve e i jemi mirënjohës për privatësinë dhe mirëkuptimin e treguar. Duam të falenderojmë edhe personelin e spitaleve San Joan de Deu y Sant Pau për impenjimin dhe mirësjelljen e tyre: mjekët, infermierët e të gjithë të tjerët, me një citim special për ekipin e kurave paliative të Sant Joan de Deu”. “Do na mungosh shumë, por do të kujtojmë cdo ditë të jetës sonë, me shpresën se një ditë do të takohemi përsëri. Do të jesh ylli që do të udhëheqë familjen tonë. Prehu në paqe, Xanita”, ka shkruar Luis Enrique.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI