Flash

Çmimet Champions: Van Dijk mposht Messi e CR7, është ai lojtari më i mirë

Lapsi.al 29 August 2019
Çmimet Champions: Van Dijk mposht Messi e CR7, është ai lojtari
Është Virgil Van Dijk lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League. Mbrojtësi hollandez i Liverpool, me një sezon të cmendur me Reds, ka mundur dy dominuesit e dekadës Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. "Kam punuar shumë për të arritur në këto nivele, të mund dy kampionë si ata më bën shumë krenar", ishin fjalët e mbrojtësit të Reds. Liverpool buzëqesh edhe me Alisson Becker, i vlerësuar si portieri më i mirë. Për Pleshtin e Barcellona ngushëllimi është zgjedhja si sulmuesi më i mirë, ndërsa portugezi i Juventus ka mbetur në të thatë. Virgil Van Dijk është kurorëzuar gjithashtu edhe me cmimin si mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League: "Tani fillon sezoni i ri dhe jemi të motivuar. Kemi fituar një Champions në në Stamboll". Holandezi kamundur juventinin De Ligt e Alexander-Arnold. Në mesfushë fitoi Frenkie De Jong, që me fanellën e Ajax ka dhuruar gjeometri dhe veprime spektakolare, duke intriguar Barcellona. Për Eric Cantona ka shkuar cmimi i Presidentit Uefa. Aleksander Ceferin ka zgjedhur ish-yllin e Manchester United. "Ky nuk është vetëm një cmim për karrierën, por edhe një mirënjohje për personin që ka treguar se është, pa kompromis e që lufton për idetë e tij", ka përfunduar presidenti i Uefa.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI