Flash

Video/ Shihnin një ndeshje futbolli, përmbytja i merr jetën 7 personave: pamje tronditëse

Lapsi.al 29 August 2019
Video/ Shihnin një ndeshje futbolli, përmbytja i merr jetën 7

Në fshatin Tizert në rajonin e Taroudant (jug i Marokut), një përmbytje e papritur nga lumi ka vrarë të paktën shtatë persona që po ndiqnin një ndeshje futbolli të një turneu lokal. Mes viktimave ishte edhe Hanafi Hilali, një 35 vjecar që sapo ishte martuar. "Vëllai im po kërkonte shpëtim në catinë e dhomave të zhveshjes, por është marrë përpara nga ujërat", ka treguar Mohamed Hilali për Associated Press. Të dy vëllezërit kishin mbetur të bllokuar në fushë, por Mohammed vrapoi të shpëtonte djalin e tij dhe një kushëri, të dy fëmijë të vegjël. "Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Nuk mund të kthehesha të shpëtoja vëllain", tha i mbijetuari. Mes të vdekurve edhe një 17 vjecar dhe një person i moshuar.

Imazhet e filmuara nga një telefon celular janë impresionuese, ndërsa janë transmetuar tashmë në rrjetet sociale, duke treguar ujërat e baltosura që dolën nga shtrati i lumit për të vërshuar në fushë në pak sekonda. Shërbimi metereologjik i Marokut kishte lajmëruar për rreziqet nga koha e keqe në disa rajone të vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=RH6-WvFTED8

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI