Flash

Sanchez zgjedh numrin 17: të premten bashkohet me Inter

Lapsi.al 29 August 2019
Sanchez zgjedh numrin 17: të premten bashkohet me Inter
Alexis Sanchez e ka pushtuar Milanon dhe Inter ende pa zbritur mirë, pavarësisht se kondicioni fizik i ish-lojtarit të Manchester United nuk është ai më i miri. Kileni ka kryer me sukses vizitat mjekësore, por me grupin do të bashkohet vetëm nesër, duke qenë se sot është kthyer në Angli për të kompletuar formalitetet e fundit për të marrë transferimin e për të përshëndetur ish-shokët. Kështu, përpara ndeshjes së radhës së zikaltërve, sulmuesi do të ketë vetëm dy stërvitje me grupin e ri, shumë pak për të rrëmbyer një grumbullim, që edhe nëse vjen do të jetë simbolik, duke patur parasysh faktin që në muajin e fundit në Manchester, Alexis nuk ka luajtur në asnjë nga sfidat zyrtare të Red Devils. Kështu mbetet që kileni të jetë gati për rifillimin e kampionatit pas pauzës për impenjimet e kombëtareve. Ndërkohë, dje, pas vizitave mjekësore, sulmuesi ka patur mundësi të takohet me Conte e të shkëmbejnë impresionet e para me teknikun zikaltër: është e madhe dëshira për të nisur sa më shpejt aventurën e re e të hedhë poshtë kritikat që ka marrë në vitin e tij të fundit në Angli. Me numrin 7 të zënë nga Icardi, kileni me shumë mundësi do të marrë 17, atë të përdorur në sezonet e para me Arsenal.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI