Flash

"Duam Inter në vazon e tretë": kërkesa e tifozëve të Barcellona drithëron zikaltrit

Lapsi.al 29 August 2019
"Duam Inter në vazon e tretë": kërkesa e tifozëve

Vazo e tretë në shortin e Montecarlo nuk premton një grup të lehtë në Champions për Inter, por shpresa e teknikut Antonio Conte dhe tifozëve zikaltër është që të mos plotësohet dëshira e tifozëve të Barcellona. Mbështetësit blaugrana në fakt, kanë votuar në një sondazh në faqen zyrtare të klubit, duke kërkuar pikërisht Inter si kundërshtarin ideal të vazos së tretë. Në grupin e kërkuar nga tifozët spanjollë janë edhe Ajax e Galatasaray, me transfertën turke që do të kthente në memorie kujtime të këqija Conte.

Ndoshta për transfertën e pëlqyeshme në San Siro, ose thjesht për të komplikuar shortin e kundërshtarëve, duke qenë se sondazhi është publik dhe i hapur për cdo tifozeri. Rezultatet në faqen e Barcellona flasin qartë e janë certifikuar nga një postim i shoqërisë katalanase: "Ja grupi i zgjedhur nga tifozët - lexohet aty -: Ajax, Inter e Galatasaray".

Nëse për Ajax gjysëmfinalist i sezonit të kaluar, por pa dy lojtarët më të rëndësishëm si De Jong e De Ligt, zgjedhja ka rënë mbi skuadrën më të dobët në letër të vazos së dytë, pikërisht kërkesa për Inter të Conte në vazon 3 është e vecantë. Për kundërshtarin e fundit zgjedhja ishte Galatasaray, që ka kujtime të hidhura për trajnerin e ri zikaltër, por që për Barcellona nuk do të ishte aspak pengesë e pakalueshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI