Flash

Real, çfarë po ndodh kështu?: Isco bëhet lojtari i 7 i dëmtuar

Lapsi.al 28 August 2019
Real, çfarë po ndodh kështu?: Isco bëhet lojtari i 7 i

Real Madrid vazhdon të humbasë pjesët më të mira. Në infermeri, ku janë tashmë Hazard, Asensio, James, Mendy, Brahim e Rodrygo, mbërrin i fundit edhe Francisco Isco. Fantazisti spanjoll, sipas asaj që bën të ditur klubi kryeqytetas, i është nënshtruar tashmë kontrolleve mjekësore, që kanë evidentuar një dëmtim muskular në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Nuk janë bërë të ditur kohët e rikuperimit, por sigurisht që numri 22 nuk do të kthehet në fushë para pauzës, për impenjimet e kombëtareve.

Një lloj mallkimi duket se është përplasur mbi skuadrën e Zinedine Zidane, duke qenë se Isco është lojtari i 7° në më pak se dy muaj që bëhet viktimë e dëmtimeve: praktikisht Real humb një lojtar cdo javë. I pari që u dëmtua ishte Brahim, në javën e parë të përgatitjeve para startit të sezonit, i detyruar të qendrojë 32 ditë për tu rikuperuar. Turi amerikano-verior ishte fatal edhe për Mendy, jashtë 25 ditë e që ende nuk ka zbritur në fushë. Në dy javët e fundit situata precipitoi krejtësisht, duke qenë se njëri pas tjetrit u dëmtuan Rodrygo, Hazard, James e i fundit Isco, që duhet të qendrojë jashtë për 2-3 javë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI