Flash

Vendosin tankun përpara stadiumit: tifozët e Crvena Zvezda krijojnë tension poltik

Lapsi.al 27 August 2019
Vendosin tankun përpara stadiumit: tifozët e Crvena Zvezda

Ka polemika në Serbi për tankun e parkuar nga tifozët e Crvena Zvezda përpara stadiumit mitik "Marakana" përpara ndeshjes së kthimit në playoff të Champions League kundër skuadrës zvicerane të Young Boys. Blindi, një T-55 i blerë nga një depo ushtarake, është parkuar jashtë stadiumit si "atraksion", ka bërë të ditur klubi serb në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Megjithatë, gjesti ka ndarë tifozët e skuadrës së njohur serbe e ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kroaci, që e kanë konsideruar tankun si simbol të sulmeve të forcave serbe në qytetin e Vukovar, në fillim të luftës për pavarësinë e kroatëve në vitet '90. Një artikull në të përditshmen sportive kroate Sportske Novosti flet për "provokacion të hapur të Beogradit". Në faqen e tyre ëeb, redstarbelgrade.rs, tifozët serbë kanë shpjeguar se tanku duhet të përfaqësonte një lloj "makine" të klubit, si epiteti i mbështetësve të tyre, që është Ushtria e Veriut'.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI