Flash

Historia e pabesueshme/ Newell, luftëtari që fiton me vetëm një dorë

Lapsi.al 27 August 2019
Historia e pabesueshme/ Newell, luftëtari që fiton me vetëm
E thërrasin si McGregor, “the notorious”, ai e Conor pratikojnë të njëjtin sport e në mënyrën e tyre kanë bërë historinë. Pastaj ngjashmëritë mbarojnë këtu, sepse Nick Newell, 33 vjec, nuk mund të krahasohet me asnjë luftëtar tjetër në qarkullim: për shkak të një deformimi, që nga lindja e ka krahun e majtë që i mbaron tek bërryli. Kjo gjë nuk e pengon të ketë një karrierë me numra ekzaltues: në 10 vjet në 18 ndeshje të Mma ka fituar 16, e dy netë më parë në debutimin në Bellator, një nga promovuesit më të mirë në botë, ka vënë përfund në më pak se 3 minuta Corey Browning. Newell ka luftuar që fëmijë, duke ndjekur shembullin sportiv të idhullit të tij Jim Abbott, lojtari i baseball pa dorën e djathtë por sidoqoftë kompetitiv në nivelet e larta në MLB. E ka nisur me mundjen e lirë në lice, ka vazhduar në kolegj ku ishte shok dhome me yllin e wrestling Curt Hawkins, ndërsa më vonë zbuloi Mma. “Nuk ngjitem në oktagon për të dëgjuar të thonë “Ej, si me një krah je i zoti” ose për të treguar se persona me një handicap mund të bëjnë cdo lloj aktiviteti. Jo, ngjitem për të treguar se jam një nga luftëtarët më të mirë në botë”, thotë ai në një intervistë për mmajunkie. E në fillim problemi ishte të gjenin kundërshtarë për të: askush nuk donte të rrezikonte të humbte kundër një rivali ashtu. Newell është i aftë, ka kurajon e një luani e ka ditur të gjejë një stil të tijin në të cilin pozicioni i disavanatazhit nga ku niset, të mos peshojë: përdor bërrylin e majtë si të ishte një grusht, ka prefeksionuar fazën difensive e ka shtuar një Ju-Jitsu mundjes së lirë ku ka qenë mjeshtër që më parë, duke punuar shumë në kapjet në trup përtokë, efikase e të paparashikueshme. E strategjia funksionon: në 16 fitore, 11 janë me dorëzim. Newell është një peshë e lehtë e në karrierë është ndeshur me kundërshtarë të vërtetë. Ka mundur Eric Reynolds, duke fituar brezin e XFC, është ndeshur për titullin WSOF e ka humbur kundër Justin Gaethje që sot është i pesti në ranking e kategorisë në UFC. Një vit më parë ka patur shans të futej në promotion të Dana White: ka marrë pjesë në Contender Series por në fund të tre raundeve ka humbur me vendim unanim kundër Alex Munoz. Me Bellator kishte kontratë për vetëm një ndeshje, por mënyra me të cilën nështroi kundërshtarin të lë të kuptosh se do të qendrojë gjatë: Newell ka ende shumë kundërshtarë e skepticizëm për të mundur, për të arritur tek yjet...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI