Flash

Thyerje totale: "Pogba out" në qendrën stërvitore të Manchester United

Lapsi.al 28 August 2019
Thyerje totale: "Pogba out" në qendrën stërvitore
Paul Pogba është përsëri në qendër të stuhisë në Angli: pas gabimeve të bëra kundër Wolverhampton e Crystal Palace, që gjeneruan kritika dhe fyerje raciste (të dënuara më pas nga Manchester United), francezi duket se është në thyerje të plotë me tifozët e Red Devils, që kanë bërë një protestë të re. Shkrimi "Pogba out" është shfaqur në tabelën e hyrjes në qendrën e stërvitjes së United në Carrington, rihap skenarin e largimit të francezit. Tabela që i kujton tifozëve se nuk duhet të qendrojnë pranë hyrjes në kërkim të selfie apo autografë, për probleme sigurie është zhgarravitur me një bombol spray, me mesazhin drejtuar pikërisht Pogba, që vjen nga një verë e trazuar. Gjatë javëve të fundit, mesfushori, pak a shumë në mënyrë direkte, ka përsëritur dëshirën për tu larguar nga United: u fol për rikthimin tek Juventus ose hipotezën Real Madrid (me kërkesë të Zidane). Opsioni bardhezi është shumë larg, edhe pse në shënjestër të Paratici tani janë daljet, ndërsa blancos mbeten vigjilentë edhe pse një operacion që shkon përtej 100 milionë euro (e me Manchester që nuk ka mundësinë të gjejë një zëvendësues në lartësinë e duhur, me merkaton në Angli të mbyllur) pak orë nga përfundimi i merkatos, duket shumë i vështirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI