Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Video/ Traversat dhe errësira ndalin Tiranën në Selman Stërmasi: pikë e çmuar për Teutën

Lapsi.al 27 August 2019
Video/ Traversat dhe errësira ndalin Tiranën në Selman

Barazim 0-0 mes Tiranës e Teutës por që duket se do të ketë edhe zhurmë nga pas, jo vetëm për rastet e shpenzuara nga bardheblutë, që mund të kishin ruajtur të vetëm kreun e klasifikimit, pas dy javëve të para, por edhe për dy episode, që do të bëjnë polemika: goli jo gol i Hoxhallarit dhe penalltia e pretenduar në pengimin e Halilit. Në fund një barazim, i cmuar për Teutën, jo dhe aq për Tiranën, në maratonën 150 minuta të Selman Stërmasit, ku do të mbahet mend edhe fikja e prozhektorëve, që shtyu ndeshjen kaq gjatë.

Tekniku, Ardian Mema, preferoi Ngo'o nga minuta e parë, ndryshe nga ndeshja e parë ku në sulm ishte Dunga. Pjesa tjetër nuk ndryshoi dhe as inistimi i bardhebluve në kërkim të golit. Durrësakët e Shkëmbit ishin të orientuar të mos pësonin, duke bërë betejë në mesfushë, por duke krijuar fare pak mundësi për Nikac, deri në errësirën që ndërpreu ndeshjen për 40 minuta. Prozhektorët u fikën dhe në pritje të rindizeshin Hamitaj u detyrua madje, me miratimin e kapitenëve të skuadrës, të rifillonte ndeshjen ende jo me ndriçimin optimal.

Tirana u duk skuadra më e mirë, por edhe e pafat: Hoxhallari goditi menjëherë pas rinisjes, nga goditja e dënimit, duke detyruar Frashërin të largojë në vështirësi, më pas topi shkon te Ngo'o, që gjen vetëm traversën, por bardheblutë pretendojnë se topi e kishte kaluar vijën fatale në momentin e goditjes së Hoxhallarit. 13 minuta më vonë Tirana reklamoi një tjetër mundësi për të zgjidhur ndeshjen, por Hamiti nuk e gjykoi penallti pengimin brenda zonës të Halilit, pavarësisht protestave të bardhebluve.

Në fund një tjetër traversë, në minutën e 85, në konkluzionin e Hasanit, që nuk ndyrshoi dot fatet e lojës. 4 pikë për Tiranën në dy ndeshje, aq sa edhe Teuta, por sinjalet që dhe skuadra e Memës ishin ato të duhura, me përjashtim të sjelljes nervoze të Ngo'o, pas zëvendësimit me Dungën. E është pikërisht këtu, që Tirana duhet të ketë kujdes...

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI