Flash

Ibrahimovic thërrt Manchester United: "Nëse duhem, jam këtu"

Lapsi.al 28 August 2019
Ibrahimovic thërrt Manchester United: "Nëse duhem, jam
38 vjec gati, por nuk i tregon: Zlatan Ibrahimovic po jeton një rini të dytë në Shtetet e Bashkuara. Suedezi ka lënë pas përfundimisht dëmtimet që e larguan nga Europa e po shënon me vazhdimësi në Mls, duke tërhequr Galaxy: "Të lutem, Los Angeles", ka shkruar në një postim ironik, me referimin evident, për falenderimet që sipas mënyrës së tij, tifozët duhet ti shprehnin pas dygolëshit në derbi. Një thyerje e vogël, e stilit Ibra, që në barazi me fjalët e thëna në intervistën e fundit, është një autopromocion i vërtetë: "Mund të luaj lehtësisht në Premier League, prandaj nëse United ka nevojë për mua, unë jam këtu", ka thënë Zlatan. Deri në dhjetor, në fakt, suedezi është i lidhur me kontratë me Galaxy, pastaj teorikisht mund të kthehet tek Red Devils: "E pashë ndeshjen e fundit dhe ishin të pafat - shpjegoi Ibra sfidën e humbur ndaj Crystal Palace - Nëse Rashford do të kishte shënuar penalltinë, do të ishte një ndeshje krejt tjetër. Pogba? Kam folur me të dhe i kam dhënë ndonjë këshillë. Por nuk u'a them cfarë i thashë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI