Flash

Barcellona inauguron stadiumin Johan Cruyff: do të jetë shtëpia e dytë blaugrana

Lapsi.al 28 August 2019
Barcellona inauguron stadiumin Johan Cruyff: do të jetë shtëpia e
Është inauguruar në Barcellona, në zonën e Sant Joan Despi, Estadio Johan Cruyff, që do të përdoret nga skuadra B blaugrana në vend të Mini Estadi. Në impiantin e ri do të luajnë gjithashtu edhe formacionet femërore e të rinjtë e klubit. Në festën e inaugurimit kanë marrë pjesë ekipet e moshave të Barcellona e Ajax, dy klubet e Cruyff, përvec familjes së kampionit hollandez e shumë lojtarëve të Barcellona, përfshirë Leo Messi. Impianti, i dizenjuar nga studio katalanase Battle I Roig, ka një kapacitet prej 6mijë vendesh, ndërsa Mini Estadi, që kishte 15 mijë, do të shembet për ti hapur vend një pallati të vogël sporti. Struktura bën pjesë në projektin Espai Barca, një kompleks sportiv ku është parashikuar edhe një konstruksion i ri i Camp Nou, Palau Blaugrana e zjvillimi i aktivitetetve të ndryshme të klubit, përfshirë guidën e vizitave dhe krijimin e zonave publike që integrojnë aktivitetin e klubit me qytetin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI