Flash

Sanchez mbërrin në Milano, tifozët e United tërbohen: “Paguajmë 250mijë stërlina në javë, që të fitojë kampionatin Inter!”

Lapsi.al 28 August 2019
Sanchez mbërrin në Milano, tifozët e United tërbohen:
Sanchez zbarkon në Milano, për të veshur fanellën e Inter. Kileni mbërrin me huazim, me një pagesë të reduktuar e paguar më shumë se 50% nga Manchester United. Një goditje e fortë e zikaltërve, por që nuk i ka pëlqyer fare tifozëve të Red Devils, që në vitin e fundit kanë paguar rrogën monstruoze të ish-numrit 7 e tani e shohin të largohet, pa fituar klubi asgje, madje duke vazhduar ti paguajë rrogën. E kritikat në rrjetet sociale po kthehen në një stuhi të vërtetë. Formula e transferimit tifozëve të United nuk i pëlqen. E protestat mund të përmblidhen një një portim të vetëm: “Mendoni, nëse Inter fiton titullin me Lukaku golashënues e Sanchez mes 5 shënuesve më të mirë. United jo vetëm që do ti ketë ndihmuar të fitojnë, por do ti ketë paguar edhe 250 mijë stërlina në javë për të parë një skuadër tjetër të fitojë kampionatin!”. Nuk është aspak skenari që preferojnë tifozët e Manchester, përkundrazi. “Doja të kuptoja si kaluam nga marrja e parave për shitjen e Sanchez, tek huazimi duke i paguar pjesën më të madhe të rrogës. Ëoodëard duhet të dalë vërdallë i veshur si klloun!”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI