Flash

"James Rodriguez ka probleme serioze me kokën": sulm i ashpër i ish-mjekut të Kolumbisë

Lapsi.al 28 August 2019
"James Rodriguez ka probleme serioze me kokën": sulm i

James Rodriguez u kërkua nga disa skuadra, por në fund i mbeti në dorë Real Madrid, për shkak të zhvillimeve të merkatos dhe dëmtimit të Asensio. Por kolumbiani ka marrë një sulm të fortë nga Hector Fabio Cruz, ish-mjeku i kombëtares kolumbiane që ka shprehur fjalë të rënda, pas dëmtimit të panumërt të fantazistit. "Djaloshi ka probleme serioze me kokën. Nuk bën një stil jete të duhur për një futbollist profesionist dhe ky është motivi i dëmtimeve të vazhdueshme".

Sulmi i mjekut specialist ka ardhur nga radhët e Futbolred, pas dëmtimit në pulpë që James pësoi në daljen e parë zyrtare me fanellën e Real Madrid, pas kthimit nga Bayern. Që kur mbërriti në Europë, në 2010, kolumbiani ka pësuar 28 dëmtime (gati të gjithë muskularë) për një total prej 504 ditësh inaktivitet. Një brishtësi që, sipas Hector Cruz, varet nga stili i jetës së lojtarit që "mendon ekskluzivisht të bëjë festë. Në vend të punojë me fizioterapistin, bën vetullën e modele flokësh. Gjatë Botërorit 2014 u dëmtua dhe shkoi në plazh. Njësoj edhe pas Kupës së Amerikës, kur vajti në Medellìn të bënte festë me miqtë ".

"James - vazhdoi ish-mjeku -, po e hedh në erë karrierën. E ka humbur busullën prej kohësh. Një lojtar me stilin e tij të jetës bën një ose dy ndeshje dhe dëmtohet përsëri, është e paevitueshme. Me këtë ritëm - përfundoi Cruz - është i destinuar të dështojë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI