Flash

"Më ka vjedhur fanellat dhe drejtësia rri duarkryq!" Maradona i tërbuar me ish-gruan

Lapsi.al 29 August 2019
"Më ka vjedhur fanellat dhe drejtësia rri duarkryq!"
Larg duart nga fanellat e mia të çmuara. Diego Armando Maradona është ende shumë i nevrikosur me ish-bashkëshorten, Claudia Villafane, fajtore sipas tij, sepse i ka marrë fanellat me numrin 10, këpucët e futbollit dhe disa trofe të rëndësishëm. Çështja ka ndodhur para disa vitesh, por tani Pibe de Oro ka vendosur të shfryjë në rrjetet sociale kundër drejtësisë argjentinase tepër e ngadaltë në procesin e fanellave të zhdukura, që nisi pas denoncimit të vitit 2016 kundër gruas me të cilën ka qenë i martuar nga 1989 deri më 2004 dhe të dy kanë dy fëmijë.
"Vazhdojnë të mos më kthejnë atë që më kanë vjedhur. Askush nuk bën asgjë - ka shkruar në Intagram -. Si mundet ende gjykatësi të pyesë se nga vijnë fanellat, këpucët dhe trofetë? Është njësoj sikur në shkollë të të pyesin se çfarë ngjyre është kali i bardhë i San Martin? Zgjohu, gjykatësja Vilma Nora Dias! Nuk e shikon se në fanella është numri 10 dhe shkruhet Maradona?". Edhe ish-avokati i kampionit argjentinas, Matias Morla, ka komentuar: "Duket si një nga ato seritë e Simpsons...".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI