Flash

Cristiano Ronaldo e Messi lënë takimin për darkë: ja çfarë thanë dy kampionët para shortit

Lapsi.al 29 August 2019
Cristiano Ronaldo e Messi lënë takimin për darkë: ja

Të buzëqeshur e të relaksuar si asnjëherë. Në Montecarlo, për shortin e fazës së grupeve të Champions League, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo kanë marrë vëmendjen me një episod shumë interesant, dashurie e vlerësimi për njëri tjetrin. "A më mungon? Po, ishte një rivalitet i bukur, tani e shoh nga larg", ka nisur argjentinasi. Përgjigja e portugezit të Juventus nuk vonoi fare: "E kemi ndarë këtë skenë për 15 vjet, nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë. Nuk është e lehtë, por kemi një raport shumë të mirë. Nuk kemi darkuar akoma bashkë, por shpresojmë në të ardhmen. Sigurisht më mungon të luaj në Spanjë kundër tij. Më ka shtyrë të përmirësohem, ashtu si kam bërë unë me të. Ishte bukur të bësh pjesë në historinë e futbollit".

Buzëqeshjet ishin vetëm pak minuta para se të mundeshin të dy nga Virgil Van Dijk, si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League, por kjo nuk shtyn asnjërin prej të dyve të mendojnë daljen e shpejtë nga skena: "Ai është tre vjet më i ri, por mendoj se jam ende në formë të mirë për moshën time. Shpresoj të jem ende këtu edhe për 2-3 vjet", përfundoi CR7.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI