Flash

Ndryshim radikal: Kahn presidenti i ri i Bayern Munchen

Lapsi.al 30 August 2019
Ndryshim radikal: Kahn presidenti i ri i Bayern Munchen

Këshilli i mbikqyrjes së Bayern Monaco ka nominuar në këshillin e administrimit, për pesë vjecarin e ardhshëm, emrin e Oliver Kahn. Ish- portieri e kapiteni i bavarezëve, 50 vjec, do të futet në cda e klubit në 1 janarin e ardhshëm e nga 2022 do të marrë vendin e Karl Heinz Rummenigge në presidencë.

Presidenti i këshillit të mbikqyrjes, Uli Hoeness, që do të tërhiqet në fund të vitit, e ka përcaktuar atë të Kahn "një zgjidhje perfekte". "Oliver ka qenë i rëndësishëm në historinë e klubit tonë. Ka qenë kapiten i Bayern e kombëtares për vite me radhë, ka fituar gati cdo trofe që mund të fitohet. Në përfundim të karrierës ka ndjekur një Master në administrim kompanie, kështu që njeh futbollin, njeh ekonominë e ka brenda Adn e Bayern. Jemi të bindur se është njeriu i duhur për të udhëhequr klubin në të ardhmen".

"Është një nder i madh për mua", ka deklaruar Kahn, që në 14 vjet tek Bayern ka fituar tetë tituj në Bundesliga, gjashtë Kupa të Gjermanisë, një Champions League, një Kupë Uefa e një Intercontinentale. Me përfaqësuesen, mes 1994 e 2006, ka totalizuar 86 prezenca, duke fituar Europianin në 1996.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI