Flash

Europa League përcakton 12 grupet: United pa probleme, Lazio e ka shortin të komplikuar

Lapsi.al 30 August 2019
Europa League përcakton 12 grupet: United pa probleme, Lazio e ka shortin

Një ditë pas shortit të Champions, në Montecarlo lind zyrtarisht edhe Europa League 2019-2020. Grupe interesante me pretendentët e mëdhenj, që megjithatë nuk duhet të kenë jetë të vështirë kundër rivalëve të tyre. Nuk ka shkuar aq mirë sa do të donte Igli Tare për Lazio: Simone Inzaghi dhe Strakosha duhet të përballen në grupin E kundër Celtic Glasgoë, Rennes e Cluj.

Ndryshe nga fati i italianëve në Champions, për Roma e Lazio është një short i pranueshëm, duke qenë se mund të shkonte edhe më keq, por edhe më mirë natyrisht. Sidomos për bardhekaltrit, që në Grupin E janë në shoqërinë e skocezëve të Celtic Glasgoë (të parët me pikë të plota në Skoci), francezët e Rennes (të parët me pikë të plota në Ligue 1) e rumunët e Cluj (në krye të kampionatit vendas). Kundrshtarët jo të thjeshtë, ndaj të cilëve duhet dhënë maksimumi, por kjo vlen edhe për pretendentët e tjerë për kualifikim.

Sevilla, në Grupin A, gjen kundërshtar Qarabag që eleminoi Partizanin nga Champions, ndërsa në grupin F Arsenal ka problematikët e Eintracht. Kundërshtari më i fortë për Manchester United në grupin L është Astana, por nuk duhet anashkaluar Partizan i Beogradit...

GRUPI A: Sevilla, Apoel Nicosia, Qarabag, Dudelange

GRUPI B: Dinamo Kiev, Copenhagen, Malmoe, Lugano

GRUPI C: Basel, Krasnodar, Getafe, Trabzonspor

GRUPI D: Sporting Lisbona, Psv Eindhoven, Rosenborg, Lask

GRUPI E: Lazio, Celtic Glasgow, Rennes, Cluj

GRUPI F: Arsenal, Eintracht Francfurt, Standard Liege, Vitoria Guimaraes

GRUPI G: Porto, Young Boys, Feyenoord, Rangers Glasgow

GRUPI H: Cska Mosca, Lugodorets, Espanyol, Ferencvaros

GRUPI I: Wolfsburg, Gent, Saint-Etienne, Oleksandriya

GRUPI J: Roma, Borussia Moenchengladbach, Basaksehir, Wolfsberger

GRUPI K: Besiktas, Braga, Wolverhampton, Slovan Bratislava

GRUPI L: Manchester United, Astana, Partizan Beograd, Az Alkmaar

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI