Flash

Icardi fut në telashe Inter: refuzon huazimin me rinovim

Lapsi.al 30 August 2019
Icardi fut në telashe Inter: refuzon huazimin me rinovim

Optimizmit të Beppe Marotta, administratorit të deleguar të Inter, nuk i përgjigjet ai i Mauro Icardi. Drejtuesi i lartë zikaltër kishte besim në zgjiedhjen e enigmës së verës, por qendërsulmuesi argjentinas, në realitet, nuk është aspak i disponueshëm ti thotë po propozimit të klubit milanez. Inter mendoi ti ofronte 26 vjecarit nga Rosario rinovimin e kontratës (nga 2021 në 2022) përpara se ta jepte në huazim tek Atletico Madrid (Simeone është një admirues i madh i Icardi dhe Colchoneros luajnë në Champions League) ose Monaco.

Në fakt, Icardi, hipoteza e huazimit do ti shkonte për shtat, por pa rinovimin, që do të ishte në favor të shoqërisë së Zhang. Në mungesë të një akordi të ri, sulmuesi do të kthehej në bazë në qershor e do të ishte vetëm një vit nga skadenca e kontratës (me rrezikun për ta humbur me parametër zero). Kështu, Suning do të humbiste kontrollin mbi një pasuri të rëndësishme, pavarësisht thyerjes së muajve të fundit.

Ish-kapiteni nuk kërkon aspak të favorizojë Inter e në këtë mënyrë i është kundërvënë ofertës. Kjo është situata për momentin, edhe pse nuk përjashtohen befasitë. Cështja, sipas asaj që mësohet nga fjalët e Marotta, mbetet e bllokuar pak kohë nga mbyllja e merkatos. Ende edhe tre ditë e do të mësohet gjithcka nga një histori dikur dashurie, por me fund urrejtje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI