Flash

Icardi ngre padi kundër Inter: kërkon riintegrim dhe 1,5 milionë euro dëmshpërblim

Lapsi.al 31 August 2019
Icardi ngre padi kundër Inter: kërkon riintegrim dhe 1,5 milionë

Ashtu si pritej, Mauro Icardi nuk mund ta kalonte lehtësisht situatën e krijuar tek Inter dhe mënyrën si po sillen zikaltrit me të. Letra e ardhur mëngjesin e sotëm në selinë e Inter nuk ishte një rrufe në qiell të pastër: ishte gjithcka e ditur, që Mauro Icardi, përmes avokatëve të tij, do të kërkonte riintegrim e një dëmshpërblim prej 1,5 milionë euro. Bashkëshortja-agjente Ëanda Nara kishte vlerësuar mundësinë e veprimeve ligjore prej kohësh sepse lojtari, jashtë planeve të klubit, për gjithë verën nuk mori pjesë në asnjë seancë taktike, përvec se nuk luajti as një minutë në miqësore. Kështu është aktivizuar procedura në Kolegjin arbitrale.

Thelbi i gjërave nuk ka ndryshuar: nga fundi i merkatos mbetet shumë pak e dy palët vazhdojnë të negociojnë për shitjen e lojtarit në huazim tek Monaco. Gjithcka sillet rreth rinovimit: Inter dëshiron që lojtari të rinovojë kontratën në skadencë në 2021, lojtari për momentin nuk ka pranuar. Por deri në 2 shtator ka edhe pak kohë e situata mund të ndryshojë përsëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI