Flash

Sarri nuk do të jetë në pankinë kundër Napoli: mjekët e Juventus nuk e aprovojnë

Lapsi.al 31 August 2019
Sarri nuk do të jetë në pankinë kundër Napoli:

Maurizio Sarri nuk do të jetë në pankinë edhe kundër Napolit, ish-skuadrës së tij. Tekniku po shërohet nga pneumonia e dëshironte shumë të ishte në fushë, për të drejtuar Juventus. Në përfundim të vizitës së fundit të kontrollit në mëngjes, bashkë me stafin mjekësor të bardhezinjve, vendosën që rikthimi të jetë në mesin e shtatorit, kur kampionati të rifillojë pas pauzës për impenjimet e kombëtares. Në pankinë, ashtu si ndodhi edhe në Tardini, do të jetë Giovanni Martusciello.

Kontrollet konfirmuan përmirësimin e gjendjes shëndetësore, por askush nuk ka dashur të marrë rreziqe përsipër: Sarri do të mund ta ndjekë ndeshjen e madhe kundër ish-skuadrës së tij nga tribuna e Allianz Stadium. Vendimi në fakt ishte marrë më herët nga zëvendëspresidenti Pavel Nedved, i cili e kishte bërë të qartë gjatë shortit të Champions: "Do të mbetet jashtë për dy ndeshje të tjera për të rikuperuar nga pneumonia".

Në total janë tre ndeshjet që ka humbur tekniku, duke llogaritur edhe miqësoren me Triestina në 17 gushtin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI