Flash

Arnold Schwarzenegger humb mikun e ngushtë. Shuhet Franco Columbu

Lapsi.al 31 August 2019
Arnold Schwarzenegger humb mikun e ngushtë. Shuhet Franco Columbu

Ish-kampioni i bodybuilding Franco Columbu, 78 vjeç, ka vdekur sot pasdite në Sardenjë. I linduri në Ollolai (Nuoro), kishte zgjedhur të kalonte jetën e tij në Los Angeles, në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të jetonte pasionin e tij në maksimum, por pikërisht në Sardenjën e tij, Columbu humbi jetën pas një problemi shëndetësor ndërsa notonte në ujërat e San Teodoro, ku si çdo verë po kalonte pushimet.

Columbu ishte një mik i madh i Arnold Schwarzenegger, i cili e kujtoi atë me një reagim në Tëitter dhe një letër prekëse: "Të dua Franco. Do të kujtoj gjithnjë gëzimin që solle në jetën time, këshillat që më dhe dhe shkëlqimin në sytë tu që nuk do të veniten kurrë. Ti ishe shoku im më i mirë ”. Në Los Angeles ai ishte bërë gjithashtu një trajner i yjeve të filmit si Stallone, Ferrigno dhe vetë Schëarzenegger.

Columbu u ndihmua menjëherë dhe u transportua me helikopter në spitalin Olbia, por ai vdiq sapo mbërriti në urgjencë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

https://twitter.com/Schwarzenegger/status/1167490345866649601?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1167490345866649601&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazzetta.it%2FSport-Vari%2F30-08-2019%2Fmorto-franco-columbu-culturista-fama-mondiale-amico-schwarzy-3402096321786.shtml

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI