Flash

"Luftojmë çdo betejë për Sinisa": drithërima për Mihajlovic në Bologna

Lapsi.al 31 August 2019
"Luftojmë çdo betejë për Sinisa":

Përpara syve të Sinisa Mihajlovic, Bologna merr tre pikët e para sezonale, duke mundur 1-0 Spal. Vendosi ndeshjen Roberto Soriano, në minutën e tretë shtesë, duke i dhënë edhe më shumë kuptim pritjes dhe mesazheve që tifozët kuqeblu i dedikuan trajnerit të tyre.

" Luftojmë çdo betejë për Sinisa e për fanellën". Me këtë parullë ultrasit e Bologna kanë pritur hyrjen e lojtarëve në derbin me Spal. Një standing ovation ka përshëndetur ardhjen e Mihajlovic, që të mërkurën ka dalë nga spitali pas ciklit të parë të terapisë për të kuruar leuceminë. Serbi ka zbritur në fushë pas formacioneve, me një kapele kuqeblu në kokë, duke iu përgjigjur me rrahjen e grushtit në zemër brohoritjeve të spektatorëve, të gjithë në këmbë, për të respektuar Mihajlovic.

Me fitoren in-extremis, pak sekonda nga fundi, tekniku u fut në dhomat e zhveshjes. Për të edhe një vrapim i lehtë që i jep shpresë bolonjezëve, në festë për tre pikët e para të sezonit e fitoren e tetë rradhazi, bashkë me sezonin e kaluar në Dal Ara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI