Flash

Tre muaj me bileta të falsifikuara, zbardhet skema e mashtrimit me linjat urbane të Tiranës

Lapsi.al 29 August 2019
Tre muaj me bileta të falsifikuara, zbardhet skema e mashtrimit me linjat

Të paktën për tre muajt e fundit operatorët e transportit publik të linjave kryesore në kryeqytetit kanë operuar me bileta të falsifikuara duke i përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe duke shkaktuar një dëm të rendë ekonomik.

Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhë skemën që e vuri në pranga administratorët kryesorë të linjave urbanë të kryeqytetit që akuzohen për fshehje te ardhurash, dhe falsifikim te letrave me vlerë.

Kanë qenë inspektorët tatimore që kanë konstatuar fillimisht shkeljen duke ia referuar policisë. Tatimorët kanë kryer një kontroll në linjat urbane pasi nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ishin vënë në dijeni se biletat që përdoreshin në këto linja nuk prodhoheshin nga kjo shtypshkronje.

Menjëherë janë sekuestruar disa nga blloqet e biletave të udhëtarëve të cilat i janë dërguar shtypshkronjës për ekspertim, ku ka rezultuar se biletat nuk janë të njëjta e prodhuar nga shtypshkronja e letrave me vlere. Ato ndryshonin në konfiguracion, ngjyra e letrës së përdorur por kishin të njëjtin numër serie me biletat që janë marrë nga punonjësit e këtyre shoqërive në drejtorinë e Tatimeve.

Prokuroria ka vene në përgjim edhe numrat e telefonit të administratorëve te këtyre kompanive dhe nga inetrceptimi i tyre ka rezultuar se pronari i Firmës Ferlut Ferdinand Ibrahimi komunikonte me djalin e tij shtetasin Anastas Ibrahimi në lidhje me disa dokumente që donin ti digjnin pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kerkonte që Ibrahimi të paraqitej ne polici.

Në këto moment djali i tij Anastas ka marrë dokumentet e dyshuara të falsifikuara dhe ka tentuar të largohet por është ndaluar nga policia e cila ka gjetur në automjetin e tij tip Maseratio 105.000 mijë bileta të dyshuara të falsifikuara si dhe mandatet arkëtimi të cilat u sekuestruan. Policia ka arrestuar 8 persona të çilet pritet të dalin të premten në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI