Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Videodenoncim/ Plas grushti, polici qëllon shoferin e autobusit Athinë-Korçë

Lapsi.al 22 August 2019
Videodenoncim/ Plas grushti, polici qëllon shoferin e autobusit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” një video, ku shfaqet një përleshje mes forcave policore dhe pasagjerëve të një autobusi, që udhëtonte nga Greqia me destinacion Korçën.

Situata paraqitet të jetë agravuar në një konflikt të ashpër,  pasi policët këmbëngulnin se autobuzi po qarkullonte duke tejkaluar normat e shpejtësisë, ndërsa shoferi pretendonte të kundërtën. Në mbështetje të tij kanë dalë dhe pasagjerët, që shprehen se të njëjtët policë marrin gjithmonë rryshfete.

Bashkëngjitur me videon, Berisha ka publikuar mesazhin e një pasagjeri të këtij autobusi dhe shton se dënon me ashpërsi “këtë akt banditesk të narkopolicisë së Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe badigardit të Eskobarit të Ballkanit”.

Mesazhi i Berishës:

Narkopolice horra dhe gangestere rrahin shoferin e autobuzit dhe lene pasagjeret ne rruge! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e denoncimit te pasagjerit dixhital! Denoj me ashpersine keto akte banditeske te narkopoliceve te Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe badiguardit te Eskobarit te Ballkanit! Turp! Krim! sb

Pershendetje Z. Zoti Sali Berisha

Jam nje posagjer i cili udhetoja nga athina ne korce. Ne hyrje te korces shoferin e ndalojne policia rugore .pasi i kane kerkuar dokumentat e mjetit shoferi ja u dha.shoferi ishte me shpejtesi minimale 50kmh tek unaza e qytetit.Por polici bazohej tek shpetesia qe kishte qene mjeti ne token greke 100kmh e cila eshte e lejuar.Pasi shoferi po mohonte se ishte me shpejtesi dhe se nuk eshte e drejte te me merni patenten nderkohe qe nuk dini te lexoni takografin e mjetit i kundershtoj se jam me 50 kmh dhe jo me 100.

Dhe mbas kundershtimit polici qellon shoferin dhe theret patrullen ne kete moment te gjithe posagjeret dalin nga mjeti duke kundershtuar policet te cilet kishin nje sjellje harbutesh dhe jo njerezore, Shoferin e nxoren ne komisjon dhe i hoqen patenten per 7 muaj. 1 muaj per shkeljen dhe 6 muaj per kundershtim te policit.

Qe e cila nuk eshte e vertete se i shkreti as i ofendovi as i shavi thjesht ju tha nuk eshte e drejte dhe se nuk eshte shpejtesi ne token shqiptare por ne token greke e cila eshte e lejuar. Pas shoqerimit te shoferit posagjeret mbetem ne mes te rugeve se shoferi ishte vet nuk kishte ndimes. Dhe policat talleshin me ne duke thene mir ishit ande nga erdhet cju duhet ju këtu.

Beni si te beni nje nate eshte do kaloje ishin te pire nga festa e birës. Ne fillim policat ishim te bute dhe pretenduan per ryshfet po kur e pane situaten e tensjonuar nga posagjeret atere e acaruan situatën. Te njejtet polic gjithmone kane mare ryshfet qat ndalesave.

 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/831258580608399/?v=831258580608399

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI